Adem Grabovci pajton dy familje pejane
10 gusht 2022
| 11:45
Dy familje të hasmëruara janë pajtuar në Pejë.
Lajmin e ka bërë me dije ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci.
Përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Grabovci ka bërë me dije se familjet Muriqi dhe Feta nga Peja kanë shtrirë dorën e pajtimit.
“Pajtohen familjet Muriqi dhe Feta nga Peja. Respekt dhe falënderim pafund për të gjithë ata që shtrinë dorën e pajtimit. Në këto kohë të vështira, sikurse në çdo kohë të vështirë tjetër, shtrirja e dorës se pajtimit, është akt kombëtar. Vetëm kështu, të bashkuar, do i bëjmë ballë sfidave si shoqëri”, ka shkruar Grabovci.