Adem Grabovci reagon për vdekjen e nipit

02 qershor 2022 | 19:01

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci ka folur pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur në një parking në lagjen Emshir të Prishtinës.

Dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë, por Policia është duke hetur rrethanat rreth vdekjes së tij.

Adem Grabovci ka thënë se jeta e përballi me sfida të forta dhe ai kishte kaluar edhe burgun dhe rënien e vëllait të tij si dëshmor, por që sot ishte sfida më e rëndë e tij.

Postimi i plotë i Grabovcit:

Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,

Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!

As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.

NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.

Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Shtati i hekurt dhe i çelikt i BDI-së,…