Adem Grabovci viziton krerët e UÇK-së në Hagë

26 gusht 2022 | 14:25

Ish-deputeti i PDK-së, njëherësh bashkëluftëtar i krerëve të UÇK-së, Adem Grabovci, ka njoftuar se ka vizituar bashkëluftëtarët e tij në Hagë.

“Ndonëse për mua nuk ishte hera e parë që përjetova krenarinë e mërzinë, ndjeva mallin e lavdinë për shokët që na mungojnë shumë, jashtë çdo thënie e përshkrimi. Por kësaj radhe ishim bashkë me Frederik Kalaj, kryepriftin e kishës shqiptare në Detroit (SHBA) dhe me shokun tim të Burgut, ish të Burgosurin politik, aktivistin e paepur të çështjes kombëtare z. Xhevat Ademin, të cilët këtë vizitë e bënë edhe me të veçantë”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku arriti të gëzojë mijëra shqiptarë që ishin në…