Adem Hoxha ia pamundësoi Listës Serbe ta kontestojë FSK-në në Kushtetuese

30 dhjetor 2018 | 11:30

Lista Serbe është dorëzuar përballë Ushtrisë së Kosovës. Ajo nuk ka mundur ta përdorte “armën” e fundit që pretendonte se e kishte në dispozicion, për ta zvarritur procesin e avancimit të mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë (FSK).

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar të premten të tria ligjet e miratuara këtë muaj në Kuvend, pasi paraprakisht është konsumuar koha prej tetë ditësh, brenda së cilës deputetët kanë mundur ta kontestonin kushtetutshmërinë e këtyre dokumenteve.

E pikërisht Lista Serbe, e cila ka kundërshtuar fort vendimmarrjen në Kuvend përkitazi me këto ligje, kishte paralajmëruar se ato do t’i çojë në Kushtetuese.

“Ne do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese, por nga përvoja e kaluar asgjë nuk do të ndryshojë”, kishte paralajmëruar Igor Simiq, deputet i këtij subjekti politik që nuk ia njeh shtetësinë e Kosovës dhe as të drejtën për ta pasur ushtrinë e vet. “Ajo që u pa në Parlament me bashkimin që e kanë tek kjo temë, na thotë se me shpejtësi do ta kalojnë procedurën dhe ligjet e tyre”.

Të drejtën për t’i kontestuar ligjet ia njihte neni 113 i Kushtetutës, paragrafi i pestë i të cilit thekson se: “Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës brenda një afati prej tetë (8) ditësh, nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur”, shkruan “koha.net”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë…