Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!
28 nëntor 2022
| 09:22
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në mëngjes ka bërë homazhe në Prekaz. Duke u përkulur pranë varrit të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Osmani ka shkruar në “Facebook”:
“I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.
Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.
Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!
Ai është i gjallë!” /Epoka e re/