Adem Jashari i ri mbushi 18 vjet
Nipi i komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, Adem Jashari i ri, sot ka mbushur 18 vjet jetë. Xhaxhai i tij, Bekim Jashari, ka shkruar një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së tij, duke ia rikujtuar sakrificën e familjes dhe krenarinë që ndiejnë për Adem dhe Hamëz Jasharin.
Më poshtë, urimi i Bekim Jasharit:
Sot mbushi 18 vite Ademi jonë i ri, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari.
18 vite jetë në Kosovën tonë të lirë që gjyshi yt Ademi, babushi Hamëza e të rënët tjerë aq shumë e deshën e për të cilen luftuan e ranë për të mos vdekur kurrë.
I rritur e i edukuar në frymen patriotike e të atdhedashurisë Ademi tani fillon një rrugëtim të ri, atë të përgatitjes së tij profesionale për t’i shërbyer vendit.
Urime ditëlindja Adem, vazhdo të na bësh krenar duke ndjekur rrugën e gjyshit tend, emrin e të cilit e mbanë me krenari.
Uroj që ti dhe bashkëmoshatarët tu të jetësoni amanetin e heronjve tonë, duke punuar në zhvillimin e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.
Gëzuar ditëlindjen Adem Lulzim Jashari!
(S.Z / Epoka e re)