Ademi: Arrestimi im ndikoi te moskualifikimi në Evropian
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka deklaruar se rol në dështimin e kombëtares së Kosovës ka luajtur edhe arrestimi i tij, si dhe hetimet që u bënë vitin e kaluar.
Ademi ishte arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të besimit, duke u mbajtur një muaj në arrest shtëpiak, por pastaj u lirua nga të gjitha akuzat.
Ademi tha se tërë këto hetime ndikuan edhe te mossuksesi i Kosovës në Evropian.
“Këtë ndodhi e konsideroj të paarsyeshme, për faktin edhe sikur të ketë pasur diçka, edhe pse u vërtetua që nuk ka pas asnjë shkelje, as aktakuzë, por jam hetuar ose Federata është hetuar, faktikisht ka ndodh diçka që nuk ka qenë e vërtet dhe do të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë thënë të pavërtetat. Nuk kemi mundur ta shpalosim programin e kjo ndoshta ka qenë shokë për futbollistat. Ne si Federat, gjithmon kemi dhënë vullnetarisht llogari në institucionet tona, kemi qenë në kontate edhe me UEFA-n e FIFA-n. Kjo ngjarje ka mundur të kenë ndikim edhe në ekipin tonë’’, deklaroi ai për ATV.
Ndërkohë, Kosova tani prioritet e ka gjetjen e një trajneri të ri, pasi Roberto Moreno e refuzoi ofertën.
Përzgjedhësi i ri pritet të emërohet në fundin e muajit, apo fillimin e muajit të ardhshëm pasi në muajin mars kemi dy ndeshje miqësore.