
Ademi bën homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri
09 qershor 2021
| 13:41
Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, sot në orën 09:00, presidenti Agim Ademi bashkë me delegacionin e FFK-së, me prijësin e tifozëve “dardanët” dhe me veteranët e futbollit, bën homazhe dhe vendosën buqeta lulesh tek varri i të ndjerit Vokrri.
Kryetari Ademi bashkë me përfaqësuesit e Federatës do ta kujtojnë gjithmonë ish-kryetarin e FFK-së Fadil Vokrrin për kontributin e tij dhënë futbollit kosovar për shumë vjet, e mbi të gjitha për karakterin e tij të fortë e njerëzor.