Ademi dhe ambasadori Abbott flasim për çështjen e licencimit të FFK-së
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Taulant Hodaj, kanë pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Ambasadori u interesua për situatën në futbollin kosovar me theks të veçantë për licencimin e FFK-së nga MKRS-ja, çështje të cilën e konsideroj si hap të rëndësishëm që Kosova të vazhdojë progresin dhe konkurrencën e saj në arenën ndërkombëtare.
“Ambasadori Abbott ka thënë se Federata duhet të mbetet e pavarur nga politika dhe të plotësojë të gjitha kriteret për të marrë licencën, derisa kryetari Ademi i ofroi mbështetjen e plotë në këtë drejtim. Në anën tjetër kryetari Ademi e falënderoi ambasadorin Abbott për vizitën dhe interesimin e tij në çështjet e FFK-së e po ashtu edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm, derisa i ofroi gatishmërinë për të realizuar bashkë çdo projekt i cili ndihmon në masivizimin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mbështet dhe është tifoz i Përfaqësues së Kosovës, prandaj i pari i FFK-së i dhuroi fanellën e re në shenjë respekti.