Ademi dhe Salihu sot takohen me Infantinon
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, sot (e enjte) do të takohen me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Takimi do të zhvillohet në selinë e FIFA-s dhe fillon nga ora 13:00.
“Ftesa nga i pari i FIFA-s është shumë domethënëse për mua dhe FFK-në, pasi shpreh respektin dhe mbështetjen që FIFA e ka për neve. Ndaj bashkë me sekretarin Salihu do ta shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë për mbështetje dhe njëherësh ta informojmë për rrjedhat e zhvillimit dhe për realizimin e projekteve në futbollin në Kosovë. Si dhe do të kërkojmë përkrahje edhe më të madhe përmes projekteve për zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të futbollit në Kosovë, duke marrë për bazë nevojat tona”, ka thënë Ademi.