Ademi dhe Sejdini diskutojnë për ndeshjen Maqedoni – Kosovë
20 janar 2020
| 23:53
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmëstrajneri i përfaqësueses, Muharrem Sahiti dhe menaxheri i ekipit përfaqësues, Bajram Shala, zhvilluan një takim pune me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, që shoqërohej nga bashkëpunëtorët.
“Në këtë takim presidenti Ademi dhe homologu i tij Sejdini diskutuan për t’i koordinuar veprimet për organizim sa më të mirë të ndeshjes gjysmëfinale të ‘play-off’-it për Kampionatin Evropian që zhvillohet më 26 mars. Ademi kërkoi nga homologu i tij që ta bëjë maksimumin për ta rritur numrin e biletave që do të jenë në dispozicion për shikuesit nga Kosova”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/