Ademi: Do të bashkëpunojmë me FFSHGJ-së
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi priti sot në një takim drejtuesit e Federatës së Futbollit Shqiptar për Gjermani (FFSHGJ), Enver Muzliukaj, Mustafë Bellaina dhe Safet Muzliukaj.
“Bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe FFSHGJ-së gjithmonë ka qenë në nivelin e duhur e ndër vëllazëror që ka reflektuar edhe me bashkërenditjen e aktiviteteve të shumta sikur që tashmë është tradicionale zhvillimi i ndeshjes revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës dhe fituesit të Kupës së klubeve shqiptare në Gjermani dhe shumë aktivitete tjera. Besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe më tej gjithnjë në të mirë të zhvillimit të futbollit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndërmjet dy institucioneve”, ka thënë Agim Ademi.
Ndërkaq, nënkryetari i FFSHGJ-s, Enver Muzliukaj në emër të klubeve shqiptare të futbollit në Gjermani e ka uruar presidentin Ademi për marrjen e postit të kryetarit të FFK-së, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/