Ademi, Duka dhe Sejdini e nisin ditën bashkë: Ankesën e FFK-së për rastin e Bukureshtit Duka do ta paraqesë në UEFA
15 shtator 2023
| 10:11
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi e ka nisur ditën e sotme bashkë me homologët e tij, Armand Duka nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Muamed Sejdini nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.
“06.30h: E filluam ditën së bashku!”, ka shkruar Ademi në një postim në “Instagram” me foton e përbashkët.
Ai me këtë rast ka bërë me dije se për atë çfarë ka ndodhur në Bukuresht ka kërkuar edhe ndihmën e Dukës.
“Rreth rastit të ndodhur në Rumani sot paraqita ankesë edhe të presidenti Armand Duka, i cili në cilësi të anëtarit të KE të UEFA-s është mbikëqyrës dhe e mbulon edhe Kosovën. Ai si i deleguar i regjionit do ta adresojë ankesën tonë në mbledhjen e radhës të KE të UEFA-s”, ka shkruar Ademi.