Ademi e Duka bëjnë homazhe te shtatorja e Fadil Vokrrit

23 korrik 2022 | 20:07

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, sot, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës së furbollit Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Agim Nura e Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e Ligës së Veteranëve dhe të tifozëve të Kosovës – Dardanët. Të dy presidentët e vlerësuan lartë personalitetin dhe karrierën e ish-presidentit të FFK-së, të cilin njëherësh e kishin edhe mik të ngushtë.

Presidenti Ademi theksoi se 23 korriku është një datë me emcoione, sepse në këtë datë ka lind një legjendë e futbolli siç ishte Fadil Vokrri.

Postimi i plotë i Ademit:

Sot, së bashku me mikun tim, presidentin Armand Duka, bëmë homazhe dhe vendosëm buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës dhe mikut tonë, Fadil Vokrri.

23 korriku është një datë emocionuese, ngase solli në jetë një legjendë futbolli. Fadili u nda herët nga ne, por veprat dhe karriera e tij e jashtëzakonshme e bëjnë atë të pavdekshëm.

Ai ishte një mbret i fushës së blertë, por edhe një mik i jashtëzakonshëm dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë me krenari.

Jam i lumtur që pata fatin të isha bashkëpunëtor dhe mik i tij për kohë të gjatë.

I përjetshëm kujtimi për Ty Legjendë!

A.A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demë  Shehu nga Juniku, anëtar i Grupit “Kumanova”, i cili…