Ademi e Hodaj vizituan FSHF-në, dakordohen për veprime të përbashkëta
08 gusht 2022
| 17:15
Presidenti Agim Ademi dhe ud-sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, gjatë qëndrimit të sotëm në Tiranë, kanë vizituar Federatën Shqiptare të Futbollit. Ata janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.
Me këtë rast, ai i informoi drejtuesit e FFK-së për zhvillimet e fundit në këtë federatë, si dhe përgatitjet për edicionin e ri. Duke qenë si dy federatat më vëllazërore, u pajtuan që të harmonizohen të gjitha veprimet dhe bashkëpunimi të jetë maksimal në të gjitha segmentet.
Në këtë drejtim, të dy sekretarët do të qëndrojnë në kontakt të përhershëm, me qëllim të rritjes së partneritetit dhe projekteve të ndryshme.