Ademi e Rama vizituan Stadiumin Olimpik në Stamboll
14 janar 2023
| 13:39
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë vizituar Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve.
“Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i UEFA category 4.
Ky stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të kryeqytetit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.