Ademi edhe një mandat në krye të FFK-së
06 prill 2022
| 12:06
Agim Ademi, është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar.
Ademi nga 43 delegatë mori 42 vota ndërkaq një delegat abstenoi. Votimi në kuvend u bë në mënyrë të hapur.
Ademi ishte kandidanti i vetëm për kryetar, pasi Gramoz Vokrri u eliminua nga kjo garë për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme. Siç dihet, Gjykata Themelore e Prishtinës të hënën ia ka refuzuar ankesën Gramoz Vokrrit.