
Ademi: FFK-ja synon përgatitjen e një gjenerate të suksesshme për të ardhmen e futbollit tonë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot me trajnerët e regjioneve të programit Elite Youth Development. Ademi ka thënë se ata po kontribuojnë në zhvillimin e futbollit të të rinjëve.
“Sot takova trajnerët e regjioneve të programit Elite Youth Development, që ndërlidhet ngushtë me Kombëtaren e Kosovës U-15, e të cilët i falënderova për punën dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e futbollit të të rinjve në vendin tonë. U njoftova për takimin e mbajtur nga trajnerët me përzgjedhësin Ilir Nallbani, ku theksi ishte te unifikimi i metodave të stërvitjes midis regjioneve dhe Kombëtares U-15”, ka shkruar Ademi.
Ademi me pas ka thënë se FFK-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e trajnerëve dhe lojtarëve, me qëllim rritjen e cilësisë dhe përgatitjen e një gjenerate të suksesshme për të ardhmen e futbollit tonë.