Ademi i uron shërim të shpejtë Challandesit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes është operuar dje dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka uruar shërim të shpejt.
Kryetari Ademi vlerësoi se Challandesi do të kthehet edhe më i fortë në shtator kur Kosova zhvillon dy ndeshjet e radhës kualifikuese.
“Pas operimit që pati dje përzgjedhësi Bernard Challandes, në gju, shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës t’ i uroj atij shërim sa më të shpejtë. Roli i tij në ecurinë e ekipit tonë përfaqësues është shumë i rëndësishëm, prandaj ne e presim përzgjedhësin Challandes që të kthehet sa më i fortë në shtator kur na presin dy sfidat e radhës. Zotit Challandes i urojmë shërim të shpejtë, shëndet të plotë e po ashtu vazhdimësi të rezultateve të mira me përfaqësuesen tonë”, ka thënë Ademi.
/Epoka e re/