Ademi: Kemi ekip më homogjen se Maqedonia
Maqedonia e Veriut është kundërshtare e Kosovës në gjysmëfinale të “play-off”-it të Ligës D të Kombeve, fituesi i së cilës ligë do të shkojë në “Euro 2020”.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka marrë shënime për ta studiuar mirë kundërshtarin nga shteti fqinj. Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, beson se Kosova do ta kalojë pengesën e quajtur Maqedonia e Veriut në fund të muajit mars.
“Po, ishim në Shkup për ta ndjekur ndeshjen Maqedonia e Veriut – Izraeli. Ju e dini se Maqedonia e Veriut është kundërshtarja jonë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Ndeshja nuk ishte me peshë që ta kuptojmë fuqinë e saj, megjithatë nuk është ekip për t’u nënçmuar”, ka thënë Ademi për gazetën “Lajm” nga Maqedonia. “Besoj se ne kemi ekip më homogjen sesa që ka Maqedonia e Veriut. Ndeshja duhet të luhet në Shkup”, ka deklaruar Ademi.