Ademi kërkon rezultate nga të gjitha ekipet përfaqësuese
10 prill 2019
| 17:22
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë zhvilluar sot një takim me përzgjedhësit e ekipeve përfaqësuese të grupmoshave.
“Gjatë këtij takimi u diskutua rreth planprogramit, formës organizative dhe kampeve. Me këtë rast kryetari Ademi ritheksoi nevojën e organizimit sa më të mirë dhe kërkoi profesionalizëm, por edhe rezultate në të gjitha ekipet përfaqësuese të grupmoshave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/