Ademi: Këtë javë emërohet trajneri i Kosovës
15 shkurt 2022
| 15:35
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Dukagjinin ka folur rreth trajnerit të ri të Përfaqësueses së Kosovës. Ademi ka paralajmëruar emërimin e trajnerit të ri gjatë kësaj jave.
“Është java e fundit, besoj se do ta përfundojmë këtë çështjen e trajnerit”, ka thënë Ademi, i cili tregon se cilët janë trajnerët e rrethit të ngushtë.
“E kemi bë një komision bashkë me Komitetin Ekzekutiv që i kemi nda pesë emrat e fundit të cilët i kemi konsideruar më të mirët për ne. Janë gjermanë, zviceranë, francezë, polakë, belgë dhe holandezë”, ka thënë Ademi, i cili ndihet i nderuar që kaq shumë emra kanë konkurruar për të marrë drejtimin e “dardanëve”, teksa zbuloi se në mesin e tyre nuk kishe aplikuar asnjë shqiptar.