
Ademi: Kosova synon fitore kundër Greqisë
06 shtator 2020
| 17:01
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pa orë p[ara ndeshjes kundër Greqisë, ka thënë se Kosova synon fitoren, raporton “Epoka e re”.
“Do të luajmë kundër Greqisë, ish-kampione evropiane, një skuadër me vlerë të madhe dhe një popull i madh. Përkundër kësaj, ne do të hyjmë ne ndeshje për fitore. Skuadra ka mentalitet fitues”, ka thënë Ademi.