Ademi: Kosovë-Izraeli do të zhvillohet me praninë e tifozëve
07 nëntor 2023
| 13:30
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.
Kështu ka bërë të ditur për “KosovaPress”, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. U raportua gjatë ditës se martë se po vlerësohet situata e sigurisë në vend dhe se kjo mund të çojë në ndalimin e tifozëve në tribuna, por një gjë e tilla nuk do të ndodhë.
“Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.