Ademi: Kryeziu dhe Kololli luajnë ndaj Bullgarisë
22 mars 2019
| 16:54
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se dy yjet Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë rikthyer në stërvitje të Kosovës dhe janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Bullgarisë e cila zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë rikthyer në stërvitje dhe janë gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë”, ka thënë Ademi për “Zëri.info”.