Ademi merr pjesë në mbledhjen ‘Top Executive Programme-UEFA’
29 nëntor 2019
| 13:01
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po merr pjesë në mbledhjen “Top Executive Programme-UEFA”, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, e ku është i pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Temat kryesore që po diskutohen në këtë takim janë; Iniciativat në futboll, avancimi i futbollit të femrave dhe sidomos promovimi i futbollit tek kategoritë e reja. Ndërkohë, gjatë këtij takimi shefi i sektorit të gjyqtarëve në UEFA, Roberto Rosetti do të flasë për ndarjen e drejtësisë dhe sistemin VAR, si dhe mundësinë e lejimit të një sponsori në fanellat e lojës. Kryetari i FFK-së, nesër do të ketë edhe takime të veçanta me zyrtarët e UEFA-s.
/Epoka e re/