Ademi ndoqi nga afër ndeshjen Shqipëri U17 – Kosovë U17
21 qershor 2022
| 21:02
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës U17 dhe Shqipërisë.
Ademi me anë të një njoftimi në profilin e vet në Facebook ka bërë të ditur se bashkëpunimi me FShF-në është i shkelqyshëm, derisa ndeshjet e tilla ndihmojnë për kualifikueset e nëntorit, raporton “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Ademit në “Facebook”:
Sot, në Kukës, ndoqa nga afër ndeshjen miqësore të Kombëtareve U17, Shqipëri vs Kosovë (1:0), ku u shfaq lojë e pëlqyeshme nga futbollistët e të dyja ekipeve.
Bashkëpunimi ndërmjet dy federatave është i shkëlqyeshëm, derisa ndeshjet si kjo i shërbejnë të dy ekipeve kombëtare për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese në muajin tetor.
??⚽️??
#BashkëPërFutbollin