Ademi në “FC Eagles United”: Kënaqësi të shohësh bashkatdhetarët duke kontribuuar për futbollin

01 qershor 2024 | 15:25

Gjatë qëndrimit në Londër, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar klubin e futbollit të shqiptarëve “FC Eagles United”, që udhëhiqet nga kryetari Arben Hyseni, Sead Haxhijaha dhe Ajet Shehu.

Presidenti Ademi ka theksuar se trajner i këtij klubi është ish-futbollisti i njohur i shumë klubeve kosovare dhe i Kombëtares së Kosovës, Berat Hyseni.

“Është kënaqësi të shohësh bashkatdhetarët tanë duke kontribuuar për futbollin në këtë formë dhe duke e bërë krenarë komunitetin tonë në Londër. Drejtuesit e klubit i përgëzova për punën e deritashme, duke i uruar që të kenë sa më shumë talente dhe suksese në vazhdim”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur…