Ademi, nënkryetar i KOK-ut
21 dhjetor 2018
| 21:53
Agim Ademi është zgjedhur nënkryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Npikën e dhjetë ishte zgjedhja e nënkryetarit të KOK-ut, për të zëvendësuar legjendën Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë këtë vit.
Vendin e tij e zuri edhe në Komitet Olimpik, kryetari i tanishëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili fitoi me 39 vota, vetëm një më shumë se sa presidenti i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi. Ademi zëvendësoi legjendën Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë këtë vit.
/Epoka e re/