Ademi, pas rizgjedhjes kryetar i FFK-së: Nuk është privilegj, por obligim

06 prill 2022 | 12:50

Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi ka marrë besimin e 42 delegatëve.

Pasi është konfirmuar edhe për një mandat në krye të FFK-së, Ademi ka falënderuar të gjithë, duke kërkuar që të vazhdojnë ndihmën e tyre edhe në punë, dhe jo vetëm në këtë votim.

“Ju falënderoj që më jepet edhe një mandat. Nuk e marr privilegj, por obligim. Është edhe falënderim. Ju thash paraprakisht, këtë obligim nuk mund ta kryej pa ju, prandaj ju dua afër në çdo moment. Këtë përgjegjësi që ma dhatë mua dhe ndihmën që do të ma jepni vazhdimisht, sigurisht unë e marr me shumë seriozitet edhe për ata që kanë mendim ndryshe. Edhe ata do të jenë në klubet tona. Besoj se do t’ua kthej besimin edhe atyre me një punë të madhe në futboll, sepse futbolli është për të gjithë ne. Unë jam njëri nga ju. Jam i botës së futbollit. Jam në shtëpinë time, në familjen time dhe në zanatin tim. Unë them në zanatin tim sepse jam njeri i futbollit. Si futbollist, si udhëheqës i Federatës, i di thuajse hallet e të gjithëve. Hallet e futbollistit, investitorit të klubit, por i di edhe punët e FFK-së. Di të jem punëtor dhe i mirë me organizatat që ndihmojnë, që i kemi tonat dhe ndërkombëtare. Asnjëherë nuk e shoh përulje me lutë dikë me kry punë për futbollin e Kosovës. Ky mision është vullnetar për mua. Ju falënderoj shumë”, ka thënë Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…