Ademi për gazetën zvicerane: Në Kosovë nuk ka urrejtje ndaj Zvicrës
Për herë të parë në historinë e saj, Zvicra do të luajë në tokën kosovare të shtunën (20:45).
Një ndeshje domosdoshmërisht e veçantë, siç deklaroi Agim Ademi, president i federatës kosovare, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju regeruar TDG.
Agim Ademi është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës që nga viti 2018. Ai personalisht është i përfshirë në “rekrutimin” e lojtarëve nga diaspora për kombëtaren.
“Prishtina nuk është një qytet i bukur, por njerëzit atje janë simpatikë.” Rrugës për në hotelin në kryeqytetin kosovar ku po mblidhet kombëtarja vendase, taksisti zgjodhi ndershmërinë. Këtë synon ta dëshmojë Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës që nga viti 2018. Ai e pret në holl, para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Zvicrës të shtunën.