Ademi priti në takim gjyqtarët në prag të fillimit të edicionit të ri

09 gusht 2023 | 15:10

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar. Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe.

“Delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro. Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoj ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Me këtë rast, presidenti Ademi u dëshiroi suksese gjyqtarëve në punën e tyre dhe u kërkoj që të jenë sa më vigjilentë e të përgjegjshëm në kryerjen e detyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele, e cila aktualisht fiton 300 mijë paund nga…