Ademi priti në takim menaxherin e ngjarjeve në FIFA, Uran Bajramajn

11 mars 2022 | 11:05

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të enjten ka pritur në takim Uran Bajramajn, menaxher i ngjarjeve në FIFA, njëherësh shqiptari i vetëm i cili punon në këtë institucion të futbollit në botë.

FFK-ja ka njoftuar se Bajramaj u shpreh i lumtur me pamjen e re të selisë së FFK-së dhe për shumë suksese të tjera dhe projekte të reja të cilat pritet të realizohen vitet në vijim me të cilat e ka njoftuar kryetarin Ademi.

I pari i FFK-së e ka falënderuar për vizitën dhe e ka përgëzuar për arritjet dhe punën që Bajramaj e bën në FIFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak kohë më parë, Fisnik Syla zbuloi se ishte…