Ademi rikthehet në Superligën e Zvicrës

30 qershor 2023 | 21:53

Futbollisti shqiptar, Kemal Ademi është rikthyer në Superligën e Zvicrës dhe ka firmosur kontratë me skuadrën e FC Luzernit.

27-vjeçari ishte në Rusi te skuadra e Khimki, por nuk kaloi mjaftë mirë pasi zhvilloi vetëm një paraqitje. Ademi me Luzernin ka firmosur kontratë deri në vitin 2025.

Ai e njeh mjaftë mirë ligën e Zvicrës, pasi më parë ka qenë pjesë e Xamax dhe Baselit. Kujtojmë që Kemal Ademi kishte refuzuar Kombëtaren e Kosovës para disa viteve dhe momentalisht nuk e përfaqëson asnjë shtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë ta ketë…