Ademi: Shpresojmë që ta shohim Kosovën në ‘Euro 2020’

28 mars 2019 | 18:01

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka filluar me mbajtjen e Kuvendit të Rregullt të Punës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi në fjalën e tij foli për sukseset e arritura nga Përfaqësuesja e Kosovës. “Kosova është storie e suksesit në UEFA. Suksesi ka ardhur nën trajnerin Bernard Challandes dhe shpresojmë që Kosova do ta shohim në Kampionatin Evropian 2020”, ka thënë Ademi, i cili foli edhe për investimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ si dhe projekt që do të vazhdojnë në këtë vit duke filluar nga me Kampin Nacional në Obiliq dhe Shtëpinë e Futbollit.

Më pas numri një i FFK-së e falënderoi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pasi i ofruan Kosovës stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër për ndeshjet kualifikuese të Kampionatin Botëror.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka…