Ademi: Superliga do të jetë me 10 ekipe
22 maj 2019
| 16:02
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agrim Ademi në konferencën për medie me shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre ka bërë publik lajmin se Superliga në të ardhmen do të jetë me 10 skuadra.
Ademi zbuloi se përveç Superligës do të ketë ndryshime edhe në ligat tjera. Aktualisht rangu më i lartë në futbollin e Kosovës numëron dymbëdhjetë skuadra.
“Viti 2020/2021 do të na gjejë me sistem të ri të garave. Superliga do të jetë me 10 ekipe, dhe zinxhir edhe ligat tjera do të pësojnë ndryshime eventuale”, ka thënë Ademi.
/Epoka e re/