Ademi synon postin e nënkryetarit në Komitetit Olimpik
14 dhjetor 2018
| 11:53
Agim Ademi, pasi e zëvendësoi legjendën Fadil Vokrri në postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, po synon ta zëvendësojë edhe në postin e nënkryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
Kuvendi i punës së KOK-ut do të mbahet më 21 dhjetor.
Përveç Ademit, kandidat tjetër është edhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi.
/Epoka e re/