Ademi takim me Gravinën në Tiranë
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i Përgjithshëm Eroll Salihu ndodhen për vizitë pune në Tiranë, të ftuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Me këtë rast kryetari Ademi është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, me të cilin kanë biseduar për projekte të përbashkëta dhe avancim të bashkëpunimit.
Krahas Ademi dhe Gravinës, në Tiranë ndodhet edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini. Në darkën e përbashkët të cilën e shtroi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, krerët e katër federatave diskutuan format e partneritetit të mëtutjeshëm, derisa sot do të mbahet takimi katërpalësh dhe më pas do të nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimit.