Ademi takohet me Berishën, bisedojnë për investimet në stadiumin ‘Ekrem Grajçevci’

03 korrik 2023 | 13:40

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe kryetarin e KF Fushë Kosova, Bashkim Ismajli.

Fillimisht i pari i FFK-së e ka përgëzuar edhe njëherë KF Fushë Kosova dhe qytetarët e kësaj komune për rikthimin në Superligë, duke shprehur bindjen për paraqitje sa më të mira. Gjatë takimit u diskutua për organizimin e këtij klubi për Superligë dhe për kriteret që duhet të përmbushen veçmas në aspektin e infrastrukturës.

Ademi dhe Berisha u dakorduan për të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, në mënyrë që të kryhen investimet e nevojshme në stadiumin “Ekrem Grajçevci”, që ai t’i plotësojë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Monika Stafa I njohur më shumë me emrin letrar…