Ademi takohet me ekspertët nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite

07 gusht 2024 | 14:37

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë me dije se ka pritur në takim ekspertët nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, Mohamed Mansour Soltan, Saad Abdullah Alasmari dhe Dhafer Abdullah Alshehri, të cilët kanë ofruar trajnimin dhe udhëzime për zbatimin e sistemit “MyFFK”.

Ademi ka treguar se ka falënderuar ekspertët arabë për kontributin e tyre në funksion të modernizimit dhe digjitalizimit të futbollit të Kosovës.

“Sot pata kënaqësinë të pres në vizitë ekspertët nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite, Mohamed Mansour Soltan, Saad Abdullah Alasmari dhe Dhafer Abdullah Alshehri. Ata na ofruan trajnim dhe udhëzime të hollësishme për zbatimin e sistemit ‘MyFFK’. Me këtë rast, i falënderova për kontributin e tyre të çmuar gjatë puntorisë të mbajtur nga data 1 deri më 7 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku përfundoi me sukses faza e dytë e projektit për implementimin e sistemit digjital ‘MyFFK’. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të futbollit në vendin tonë. Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zekri Rashiti shpall të pavlefshme certifikatën Murator Ndertimtari të lëshuar…