Ademi takohet me Figon, e fton për vizitë në Kosovë
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me legjendën e futbollit portugez dhe botëror, Luis Figo, i cili njëherësh është këshilltar i UEFA-s, raporton “Epoka e re”.
“Figon e ftova për vizitë në Kosovë, ftesë të cilën ai e pranojë me kënaqësi. Këshillat e tij për futbollin, ajo çfarë ka mësuar ai gjatë karrierës së tij tejet të suksesshme dhe vizioni për të ardhmen janë të mirëseardhura jo vetëm për UEFA-n, por edhe për ne si federata kombëtare”, ka thënë Ademi.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Në Stamboll pata kënaqësinë ta takoj legjendën e futbollit portugez, njëherësh këshilltarin e UEFA-s, Luis Figo, në prag të shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Bashkëbiseduam për futbollin, teksa e njoftova për zhvillimin dhe rritjen e vazhdueshme të futbollit kosovar pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Vura në pah faktin se skuadra kampione e Kosovës, Ballkani është vetëm 90 minuta larg suksesit historik për kualifikim në fazën e Ligës së Konferencës, e për çka Figo uroi që kampioni ynë ta arrijë këtë sukses dhe në të ardhmen vendi ynë të përfaqësohet vazhdimisht në nivele të tilla.
Figon e ftova për vizitë në Kosovë, ftesë të cilën ai e pranojë me kënaqësi. Këshillat e tij për futbollin, ajo çfarë ka mësuar ai gjatë karrierës së tij tejet të suksesshme dhe vizioni për të ardhmen janë të mirëseardhura jo vetëm për UEFA-n, por edhe për ne si federata kombëtare.