Ademi takoi përzgjedhësin Challandesin

11 dhjetor 2020 | 10:52

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është takuar në Cyrih të Zvicrës me përzgjedhësin e Përfaqësues A, Bernard Challandes.

Sipas njoftimit të FFK-së, në këtë takim u bisedua në detaje për gjithçka që e pret Përfaqësuesen A gjatë vitit 2021, duke filluar nga shorti për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022, si dhe nivelin organizativ brenda ekipit.

“Ishte konstatim i përbashkët se duhet të krijohet një plan konkret i veprimit gjatë kësaj kohe. Po ashtu u diskutuan edhe për miqësoret e shumta që Kosova do t’ i zhvillojë gjatë vitit 2021, por edhe për situatën aktuale të futbollistëve të Përfaqësues nëpër klubet e tyre”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Një pjesë tjetër dhe e rëndësishme ishte diskutimi për të gjitha projektet e kryetarit dhe trajnerit për konsolidimin e stafit dhe realizimin e kampeve dhe sektorëve që duhet të veprojnë. Ademi dhe Challandes në fund janë shprehur se viti 2021 do të jetë dukshëm më i mirë për Përfaqësuesen A.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jaffa Champion dhe Rc Cola kanë sjellë për ju këndin…