Ademi transferohet në Kroaci te NK Osijek
Kemal Ademi është larguar nga futbolli zviceran dhe karrierën do ta vazhdoj në Kroaci. Sulmuesi nga Kosova së fundmi ishte pjesë e Luzernit në Superligën e Zvicrës, derisa është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës kroate Osijek.
“Po, jam 28-vjeçar dhe tashmë kam qenë në shumë klube dhe vende, duke filluar nga Zvicra, përmes Turqisë, Rusisë dhe Gjermanisë dhe Zvicrës përsëri. Fjala vjen, unë kam lindur në Gjermani, por familja ime shkoi shpejt në Zvicër dhe fillova të luaj futboll atje. Kam ndryshuar sisteme dhe formacione të shumta, kudo jam përpjekur të përshtatem sa më mirë. Kam pasur shumë bashkëlojtarë të famshëm dhe shumë cilësorë si Mesut Ozil , Luiz Gustavo, Diego Perotti e të tjerë. Kam luajtur kundër Shakhtarit kur Jose Boto ishte drejtor sportiv atje dhe tani më thirri të vij në Osijek”, ka thënë Ademi.
“Kam eksperiencë edhe nga Liga e Kampionëve dhe kualifikueset e Konferencave, e cila më pret edhe këtu. Meqë ra fjala, jam mirë në atë kompeticion, kam shënuar dy gola teksa luaja për Luzernin. Shpresoj që të jem i suksesshëm dhe efektiv edhe për Osijekun”, ka deklaruar Ademi.
Kemal Ademi naš je novi napadač! 🎯 pic.twitter.com/uPolYzs9Ce
— NK Osijek (@nkosijek) July 2, 2024