Adeyemi: Nuk shkoj te Juventus, jam i lumtur në Dortmund
06 gusht 2024
| 12:23
Karim Adeyemi do të vazhdojë të jetë lojtar i Borussia Dortmund, pavarësisht interesimit nga Juventus.
22-vjeçari ka konfirmuar se nuk do shkojë te “Zonja e Vjetër”, teksa shprehet i lumtur në Dortmund.
“Jam i lumtur dhe më pëlqen të jem këtu te Borussia Dortmund. Ka qenë gjithmonë e qartë për mua se doja të luaja për BVB, plani im nuk ka ndryshuar”, tha ai për BILD.