Adgeri përforcon Yllin
20 gusht 2019
| 15:38
KB Golden Eagle Ylli është përforcuar me Anthony Adgerin. Ai ka thënë se është shumë i emocionuar se do të bartë fanellën e skuadrës nga Suhareka.
“Jam shumë i emocionuar që do të jem pjesë e Golden Eagle Yllit dhe tashmë mezi po pres të vijë dhe të fillojmë me stërvitje. Po pres të kem përvojë interesante këtë vit në Kosovë dhe të shoqërohem me bashkëlojtarët për një lojë të fortë”, ka thënë Adger.
/Epoka e re/