Adhurim Krasniqi: 25 vjet në rrugëtimin politik me PDK-në

27 janar 2025 | 14:09

Nënkryetari i PDK-së, në Zvicër, Adhurim Krasniqi ka kujtuar 25-vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike. Krasniqi ka thënë se ndihet krenar me angazhimin e tij, që nga viti 2000 e tutje. Krasniqi sot ka vizituar zyrat ku kishte kontribuar në kuadër të Rinisë Demokratike.
“Për mua ishte kënaqësi e vërtetë t’i vizitoj zyrat ku së bashku me shumë djem e vajza të Rinisë Demokratike kemi dhënë kontributin tonë. Unë në këto zyra hyra pas 20-vitesh, dhe u frymëzova shumë që të vazhdoj të jap kontributin tim maksimal dhe që të dalim fitimtar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Më 9 shkurt duhet të fitoj vizioni i Bedri Hamzës për kryeministër dhe kandidati i diasporës, Ragip Xhaka për deputet i cili garon me numrin 34.
Postimi i plotë i Adhurim Krasniqit:
Një rini e sapo dalur nga lufta, ishte bashkuar dinjitetshëm partisë politike që në vete i bartë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga atëherë, ndërruan ngjyrat e logot, por nuk ndërroi besimi i shumë njerëzve në vizionin dhe trashëgiminë politike të PDK-së.
Rinia Demokratike e Kosovës ishte dhe mbetet bërthama e strukturës sonë politike.
Goditjet na kanë lënduar, por nuk na kanë trembur në rrugën tonë, përkundrazi na kanë kalitur dhe bërë më të fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një lëvizje të re politike, Hysnije Mustafa, asamblistja më…