Adi Krasta e kaloi vetingun e LV-së

14 janar 2023 | 18:40

Fotot e publikuara nga kosovalive.net ilustrojnë afërsinë e Adi Krastës me LV-në. E kaloi vetingun e kësaj partie fillimisht në Tiranë, pastaj edhe në Prishtinë. Kapja e RTK-së nga kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk ka të ndalur, shkruan kosovalive.net

Bordi i RTK-së ka emëruar Adi Krastën zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës.

Emërimi i tij në këtë pozitë është bërë me tetë vota për dhe asnjë kundër.

“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm. Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.

Adi Krasta asnjëherë nuk ka mbajtur pozita menaxhuese kaq të larta. Ai është moderator i emisioneve jo pa ndikim por herë pas herë është kapur keq me politikën.

Sot, aktualisht nuk ka raporte fare me kryeministrin Edi Rama. Pyetja logjike është se çfarë e joshi atë të konkurrojë për këtë pozitë në RTK. Krasta është ligjerues në Kolegjin AAB. Me një stil prej diskursi të foluri nga Shqiperia, ai është parë shpesh në reklama televizive të sponsorizuara nga AAB.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar me ambasadorin…