![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/35FCDAB6-3E6B-4A75-8415-1591B7DDA6E1_cx0_cy8_cw0_w1023_r1_s.jpg)
Administrata e Trumpit synon shtyrjen e publikimit të librit të Boltonit
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka dorëzuar një padi penale, duke kërkuar që ta parandalojë publikimin e librit të ri të ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, në të cilin tregon kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
Në padi është thënë se disa pjesë të librit përmbajnë informacion të klasifikuar, i cili do të mund të shkaktonte “dëm të pariparueshëm” në sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Ky dokument është dorëzuar një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Bolton do ta shkelë ligjin në rast se publikon librin.
Libri i Boltonit, “Dhoma ku ka ndodhur: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, pritet të publikohet më 23 qershor.
Në padi është thënë se Bolton ka dështuar që ta dorëzojë librin për rishikim para publikimit, duke shkelur kështu marrëveshjet kur ka nënshkruar kontratën e punësimit dhe qasjes në informacion shumë të klasifikuar.
Grupi për të drejtat e njeriut, Unioni Amerikan për Liri Civile, ka thënë se përpjekjet për të penguar librin e Boltonit “do të dështojnë”.
Trump pati shkarkuar Boltonin, nga pozita që kishte në shtator të vitit të kaluar, pavarësisht pse për 17 muaj i ka dhënë qasje të pashembullt në planet ditore të Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia botuese, “Simon and Schuster”, e ka përshkruar përmbajtjen si “libër që Donald Trump nuk dëshiron që ju ta lexoni”.
Sipas skriptës së publikuar nga shtëpia botuese, Bolton e përshkruan administratën Trump si kaotike./rel/