Administrata komunale në Podujevë ofron shërbime për qytetarët gjatë tetë orëve të orarit të punës

09 dhjetor 2020 | 13:41

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerr vendimin e parë, sipas të cilit administrata komunale e organizon punën për shërbim të pa ndërprerë për qytetarët gjatë tërë orarit të punës, prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Me qëllim të krijimit të kushteve për ofrim të pandërprerë të shërbimeve për qytetarë, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që sektorët dhe shërbimet përkatëse të punëve me palë të riorganizojnë punën dhe orarin e punës, në mënyrë që këto shërbime të kryhen pa ndërprerë nga ora 8:00 deri në orën 16:00, gjatë ditëve të punës.

Në bazë të këtij vendimi drejtorët e drejtorive përkatëse në bashkëpunim me Zyrën e Personelit bëjnë riorganizimin e orarit të punës sipas këtij vendimi, i cili hyn në fuqi ditën e nxjerrjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsion për Qeverinë dhe të gjitha institucionet…