Administrata Tatimore: 883.6 milionë euro tatime të mbledhura për 11 muaj

03 dhjetor 2024 | 16:42

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë me dije se nga janari 2024 deri më 30 nëntor 2024 janë mbledhur 883.6 milionë euro tatime.

Në njoftimin për medie thuhet se kjo vlerë e të hyrave shtetit i garanton stabilitet financiar dhe ekonomik.

“Të hyrat e inkasuara për këtë periudhë janë hiç më pak se 90.7 milionë euro apo 11.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Se ka performancë të jashtëzakonshme, këtë së fund e ka vlerësuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar-FMN, sipas të cilëve ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët është më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët është mbi mesataren e vendeve të zhvilluara. Sipas FMN-së, ATK-ja ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e po ashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur…